VIDEO/ Nusja e Altin Hilës akuza të ashpra Ramës: Je një hajdut, kriminel, jep dorëheqjen

Një prej protestuesve të përditshme, nusja e Altin Hilës duke folur në protestën e 39-të radhazi, ka lëshuar akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke e akuzuar për braktisjen e shtresave më të pambrojtura të shoqërisë dhe duke kërkuar largimin e tij nga pushteti.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se, burri i saj Altini nuk kishte mundur të ishte i pranishëm në protestë për shkak të gjendjes shëndetësore të djalit të tyre. Ajo falënderoi gjithashtu shqiptarët brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen që, sipas saj, i kanë dhënë familjes së tyre.

Gjatë fjalës së saj, ajo ngriti shqetësime për gjendjen e personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve, duke pretenduar se shumë prej tyre janë lënë pa shërbimet dhe pajisjet bazë mjekësore.

Më tej, qytetarja përdori një gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit, duke e akuzuar për keqmenaxhimin e vendit dhe për neglizhencë ndaj qytetarëve në nevojë.

‘Ju faleminderit të gjithëve.

Unë jam nusja e Altin Hilës. Ai sot nuk është pjesë e protestës, për arsye sepse djali nuk është mirë.

Dhe kam ardhur unë. Ne nuk do të ndalemi kurrë protestës, derisa Edi Rama të zhduket nga ajo karrige!

Dhe i falënderoj të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës që e kanë ndihmuar familjen tonë.

Edi Rama të bëj një thirrje publike: Të lutem, spitalet për të gjithë invalidët dhe të moshuarit, që i ka lënë pa ilaçe, që i ka lënë pa tuba, që ushqehen me sondë, nuk kanë mundësi të hanë nga goja!

Turp të të vijë!

Idiot, ti nuk je një kryeministër, ti je një hajdut, që vjedh pensionet e invalidëve, që vjedh pensionet e pleqve! Ti nuk je kryeministër. Ti je një hajdut. Ti je një kriminel!

Ti na përbuz të gjithë fukarenjve, i zhduk nga zyrat, nuk i mbaron punët që ato kanë hallet e tyre.

Të duam të heqësh sa më shpejt dhe mos të rrish në ato karrige, si i gjalli, sepse ju nuk e meritoni të rrini aty!’, u shpreh nusja e Altin Hilës gjatë fjalës së saj në protestë.