Protestat kundër qeverisë Rama, qytetarët e Korçës dalin sërisht në shesh
Protestave masive brenda dhe jashtë vendit u janë bashkuar edhe për të disatën ditë radhazi qytetarët e Korçës.
Disa qytetarë janë mbledhur në sheshin e këmbësorëve të qytetit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes aktuale dhe duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.
Me thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë ngritur shqetësimet e tyre për situatën politike dhe ekonomike në vend, duke kërkuar ndryshim dhe përgjegjësi institucionale.
Revolta qytetare hyn sot në ditën e saj të 39. Edhe këtë pasdite, qytetarët do të rikthehen para Kryeministrisë, të vendosur për të vijuar protestën që prej më shumë se një muaji kërkon largimin e Edi Ramës dhe fundin e modelit politik që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin.
Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është kthyer në një revoltë të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndërtimin e një sistemi të ri politik.