Zhulali: Hetimi i kërkuar në Kongres për Ramën dhe lidhjet me narkotrafikun po e shqetëson kryeministrin

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, deklaroi në emisionin "Task Force" në Syri TV, me moderatore Sonila Meço, se kryeministri Edi Rama po përballet me një situatë delikate në raport me zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Zhulalit, përveç çështjes që lidhet me përfshirjen e vajzës së Presidentit Donald Trump në një projekt të diskutueshëm, në Kongresin amerikan është kërkuar edhe hetimi i lidhjeve të qeverisë Rama me narkotrafikun, si dhe i përdorimit të pushtetit për goditjen e opozitës, zhvillime që, sipas saj, po e vendosin kryeministrin shqiptar nën presion.

Zhulali: Përpara disa muajsh ishim në atë kulmin e propagandës që thoshte që Presidenti Trump më besoi vajzën që unë të kujdesesha. Ndërsa sot që flasim, Edi Rama e ka ekspozuar vajzën në një aferë të madhe që ka marrë vëmendjen e gjithë botës, por ka një element shumë të rrezikshëm brenda sepse është bërë ndërmjetës Edi Rama për ta lidhur vajzën e Presidentit Trump me një person që është i lidhur me kartelet e drogës ose që ka një lloj aktiviteti në narkotrafik. Paralel me këtë, kemi një çështje të hapur në Kongresin Amerikan, ku një kongresmen...

Joe Wilson, ka kërkuar që të hetohen lidhjet e qeverisë Rama dhe kryeministrit me narkotrafikun, por po ashtu të hetohet edhe mënyra se si e ka përdorur pushtetin për të goditur politikisht, për të shtypur politikisht së brendshmi opozitën kryesisht edhe, edhe qytetarët. Dhe këto shkojnë paralel me njëra-tjetrën. Pra, kemi një kryeministër që është shumë i shqetësuar për këtë lloj dinamike dhe ai e di që kjo ka pasoja. Dhe e gjithë përpjekja sot atje më duket më tepër për t'u thënë edhe shqiptarëve që shikoni se nuk janë të vërteta asnjë gjë nga këto dhe...