Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesa dhe Teqeja e Kuzum Babasë

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ndërsa pas njoftimit për situatën, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës të Vlorës.

Zjarrfikësit po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që zjarri të mos përhapet më tej.

Në afërsi të vatrës së zjarrit ndodhen banesa, ndërsa në zonë ndodhet edhe Teqeja e Kuzum Babasë.