'Do ta heqim Sirinë nga lista e terrorizmit'/ Trump: Vendimi në shqyrtim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij po shqyrton mundësinë e heqjes së Sirisë nga lista amerikane e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.
I pyetur nga gazetarët nëse do të ndërmarrë një hap të tillë, Trump u përgjigj: “Mendoj se po. Pse të mos e bëj?”, duke sinjalizuar se vendimi është në shqyrtim.
Deklaratat u bënë gjatë një takimi me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, në margjinat e samitit të NATO-s në Ankara.
Trump vlerësoi zhvillimet në Siri dhe punën e al-Sharaa, duke e cilësuar atë si një lider që ka bërë “një punë të shkëlqyer”. Sipas presidentit amerikan, situata në Siri është përmirësuar ndjeshëm dhe vendi tashmë është “shumë më i qëndrueshëm”.
“Është stabilizuar vërtet dhe ne jemi krenarë për këtë”, tha Trump.