VIDEO/ Bariu rrëzohet në mal, transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës

Një 69-vjeçar i identifikuar si Ismet Domeri 69 vjeç, nga fshati Shalës, bashkia Konispol është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas burimeve mësohet se 69-vjeçari Ismet Domeri duke qenë me bagëtitë e tij në mal për shkak të temperaturës së lartë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

Kanë qenë shokë të tij atje në mal që e kanë gjetur dhe menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës mësohet se nga rënia 69 vjeçari ishte goditur keq në kokë dhe gjoks duke pësuar një traumë të dukshme.

Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Sarandës, dhe për shkak të gjendjes kritike 69 vjeçari për mjekim më të specializuar u nis me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.