15-vjeçari fitoi medaljen e arit në matematikë, Berisha: Loris Qosja i zbardhi faqen, vetes, familjes dhe kombit!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka përgëzuar nxënësin Loris Qose për suksesin e tij në arenën ndërkombëtare, pasi fitoi medaljen e artë në Finalen e Madhe të International STEM Olympiad, ku morën pjesë përfaqësues nga 56 shtete.

Në një postim në Facebook, Berisha e cilësoi 15-vjeçarin si një talent të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar arritjen e tij si një krenari për Shqipërinë.

“Miq, një urim të përzemërt nga të gjithë ne për fenomenalin Loris Qosja! Tjetër medalje ari në Finalen e Madhe të International STEM Olympiad. I zbardhi faqen, vetes, familjes dhe kombit!”, shkroi Berisha.

Loris Qose, nxënës i shkollës 9-vjeçare “7 Marsi” në Cërrik, ka shënuar një sërë suksesesh ndërkombëtare, pasi më herët fitoi edhe medalje ari në Matematikë dhe medalje bronzi në Kimi në Neo Science Olympiad, të zhvilluar në SHBA.

Postimi i Berishës:

Miq, një urim të përzemërt nga të gjithë ne për fenomenalin Loris Qosja! Tjetër medalje ari në Finalen e Madhe të International STEM Olympiad. I zbardhi faqen, vetes, familjes dhe kombit! #sb