Rama financon koncertin e Kanye West, Koçeku: 4 milionë eurot të investoheshin për parandalimin e zjarreve…

Deputetja e larguar nga PS, Marjana Koçeku ka bërë një reagim në lidhje me 4 milionë eurot që ka dhënë qeveria për koncertin e Kanye West, duke deklaruar se këto para do të duhej të shkonin për parandalimin e zjarreve.

Deputetja, e cila braktisi PS pas protestave masive, shprehet se qeveria duhet t’i kishte investuar këto 4 milionë euro për të parandaluar zjarret dhe për të mbështetur banorët ndërsa vendi rrezikon të përballet me situatën katastrofike të një viti më parë.

“Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta.

4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.”, shkruan Koçeku.

Në fund, ajo thotë me ironi se shteti dhe llogaridhënia nuk zëvendësohen me spektakël, ndërsa shton se “humbja e natyrës është humbje e Shqipërisë”.

“Shteti dhe llogaridhania nuk zëvendësohen me spektakël. Humbja e natyrës asht humbje e Shqipnisë.”

Reagimi i plotë:

Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta.

4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.

Shteti dhe llogaridhania nuk zëvendësohen me spektakël. Humbja e natyrës asht humbje e Shqipnisë.