Kur nuk ka përllogaritje zyrtare për përfitimet e një koncerti, le të luajmë kungulleshkash me Kryeministrin!

Nga Irena Beqiraj

Kryeministri po na fton të luajmë kungulleshkash.  Ai thotë - ndërkohë që nga ky koncert - në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve - ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura,"! 

Pra Kryeministri pretendon se ka përllogaritje por, një matje të tillë nuk paraqitet në relacionin e projektligjit të aktit normativ .
Nëse një llogaritje e ndikimit përfundimtar ekonomik do të ekzistonte ajo do të shpjegohej me shifra në relacionin e Aktit Normativ, duke filluar me të dhenat e kapacitetit,  përqindja e vizitorëve jashtë qytetit dhe multiplikatorin ekonomik .

Nëse kjo matje do të ekzistonte  do të vendosej në relacionin e Aktin Normativ edhe si e tillë do të konsiderohej  shifër zyrtare duke u bërë u automatikisht një target për t'u arritur .

Ndërsa relacionin nuk përmban asnjë përllogaritje apo vlerësim sasior qoftë edhe një shifër të vetme të ndikimit në ekonomi të këtij eventi, Kryeministi e deklaron atë në FB .

Matjet e ndikimit ekonomik të gjithë projekteve të financuara apo të mbështetura nga prona publike pa proçedurë  pa garë, bazohen në   qasjen e vjetër "në mos qofshin u sajofshin " 
 
100 milionë euro  jo vëtëm që nuk është shifër zyrtare por për më keq është hamendësim i dobët  i bërë në mungesë të njohurive.
 
Them në mungesë të njohurive sepse ekonomiksi i koncerteve tregon se përfitimet nga koncertet më gjigante në stadiume me kapacitet më më madh se 80,000 persona,  nuk i kanë kaluar 47 milionë dollarë . 

Hamendësimet bombastike pa laps e letër të Kryeministrit tonë kanë vetëm një qëllim të mbulojnë sjelljen e përsëritur destruktive të kësaj qeverie me financat publike edhe pronën publike. Ai refuzon të pranojë se qeverisja është një mandat për të ekzekutuar vendime brenda proçedurave të miratuara si e vetmja mënyrë për të garantuar përfitimin publik .   

Kryeministri Perandor i urren ligjet,  proçedurat, rregulloret, kufizimet që ato i imponojnë .
Aq shumë e bezdisin sa në mënyrë aluçinante shkon deri aty sa për në nxjerrë 4.2 milionë euro nga buxheti pa asnjë proçedurë e klasifikon  një koncert  emergjemcë . 

Edhe për më keq vërdallë ti nuk ka mbetur më asnjë  ti thotë jo !