E rëndë/ Nipi i mitur plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosjen e një personi në Kamëz.

Një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij pas një konflikti mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë, i mituri është arrestuar.

Uniformat blu kanë shoqëruar të riun dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe motivit që çoi në përdorimin e thikës.

Autoritetet po punojnë për dokumentimin e ngjarjes, ndërsa pritet të dalin më shumë detaje në vijim.