VIDEO/ Qeni sulmon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me...
Një qen i racës haski ka treguar përkushtimin e tij ndaj familjes në një moment dramatik, kur u përball me një ari që po vraponte drejt shtëpisë, ndërsa një fëmijë ndodhej pranë derës.
Ngjarja u regjistrua në SHBA nga kamera e sigurisë në shtëpinë e Jeffrey Tazara, në shtetin amerikan të New Jersey-t dhe tregon momentin kur ariu shfaqet papritur në oborr, duke lëvizur me shpejtësi të madhe.
Brenda pak sekondash, qeni i familjes dallon rrezikun dhe vrapon drejt vendit të ngjarjes, duke u pozicionuar mes ariut dhe djalit të pronarit të tij.
Tazara tregoi për një televizion lokal se gjithmonë kishte pasur shqetësimin se si do të reagonte qeni në një situatë të vërtetë rreziku.
“Gjithmonë e ke atë mendim në kokë: ‘Po sikur të duhet të na mbrojë?’. Tani e dimë”, u shpreh ai.
Pronari tha se do ta shpërblejë qenin e tij, të cilin e cilësoi si “kujdestarin” e familjes, me një biftek të madh për guximin e treguar.
Pamjet u bënë shpejt virale në rrjetet sociale, ku mijëra përdorues vlerësuan instinktin mbrojtës dhe kurajon e qenit ndaj rrezikut.
A family husky didn't hesitate when a bear came charging across the driveway.
— Fox News (@FoxNews) July 7, 2026
Home security video shows the dog sprinting between the bear and a child, putting itself directly in harm's way before the bear kept moving.
According to the family the loyal pup will get a… pic.twitter.com/hPLpIrYMtT