Pas vendimit të Supremes, KQZ certifikon sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pritet të mbajë mbledhjen e radhës, ku edhe do të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Kështu është bërë e ditur dje nga zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se, mbledhja është caktuar pas vendimi të Supremes lidhur me ankesat e paraqitura.

‘’Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion’’, ka thënë dje Elezi.