Pankartat pikante të ditës së 38-të të protestës kundër qeverisë Rama, qytetarët nuk kursejnë Ballukun
Pankartat me mesazhe kundër qeverisë kanë shoqëruar edhe protestën e 38-të radhazi të opozitës, të zhvilluar para Kryeministrisë, ku protestuesit kanë vijuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një nga pankartat që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një version satirik i përrallës "Borëbardha me 7 xhuxhat", i përshtatur si kritikë ndaj mazhorancës.
Në pankartë shkruhej "Borëbardha me 7 hajdutë", ndërsa kryeministri Edi Rama paraqitej si "regjisori" i një skenari të korrupsionit. Në ilustrim, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte vendosur në rolin e "Borëbardhës", ndërsa në përmbajtje përfshiheshin edhe emrat e disa zyrtarëve të tjerë të Partisë Socialiste, të cilët protestuesit i lidhin me akuza për korrupsion.
Disa nga pankartat ishin: 'Ky merr 4 mln euro, prindërit e mi me dy punë, shteti nuk paguan për operacionet e mia', 'Një i çmendur një vend e çmend' apo 'Vargjet e Dritëroit janë të bukura por realiteti jo'...
Pankarta u bë një nga elementët më të spikatur të protestës, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve dhe të mediave të pranishme në t