Protesta e 38-të/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Protesta e 38-të radhazi ka vijuar me marshimin e qytetarëve në rrugët e kryeqytetit. Pas fjalimeve te Kryeministria, pjesëmarrësit kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve dhe pankartave me mesazhe politike.
Gjatë marshimit qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë.
Në pankartat e protestuesve janë shfaqur mesazhe si “shëndetësia e dobët”, "emigrimi masiv", "mungesa e investimeve në arsim" ndërsa të rinjtë kanë thirrur sloganin e tyre "Rama jepe dorëheqjen".