‘Ju erdhi fundi’/ Të rinjtë mesazh Ramës me pankarta poshtë Kryeministrisë

Të rinjtë kanë zgjedhur pankartat për të përcjellë mesazhet e tyre gjatë protestës poshtë Kryeministrisë, duke renditur një sërë problematikash që shqetësojnë qytetarët.

“Për çfarë protestojmë?", pas kësaj pankarte qytetarët përmendën disa nga arsyet: shëndetësinë e dobët, mungesën e investimeve në arsim, art dhe kulturë, emigrimi masiv, korrupsioni, censura, kodi zgjedhor, investimet në zonat e mbrojtura, si dhe infrastruktura.

Me thirrjen “Ju erdhi fundi”, të rinjtë kanë drejtuar mesazhin e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar reagim ndaj problematikave që ata ngrenë si shqetësime kryesore.

Pankartat janë shoqëruar me thirrje gjatë protestës, “Ju erdhi fundi”.