VIDEO/ Reagimi i veçantë i Scaloni-t pas golit të Enzo Fernandez-it, trajneri argjentinas mbeti pa fjalë

Lionel Scaloni përjetoi një nga momentet më emocionuese të karrierës së tij si trajner, teksa pa Argjentinën të realizonte një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Egjiptit në Botërorin 2026.

“Albiceleste” u gjend në një situatë shumë të vështirë, duke humbur 0-2, por kampionët në fuqi treguan karakter të madh dhe arritën të përmbysnin rezultatin në 3-2, duke siguruar një vend në çerekfinalet e kompeticionit.

Momenti kulmor i ndeshjes erdhi në minutat shtesë, kur Enzo Fernandez shënoi golin e fitores për Argjentinën. Ishte një realizim me peshë të madhe, jo vetëm për kualifikimin, por edhe për historinë e Botërorit, pasi goli i mesfushorit ishte i 3000-ti në historinë e Kupës së Botës.

Kamerat kanë kapur edhe reagimin e trajnerit Lionel Scaloni në atë moment. Ndryshe nga lojtarët dhe stafi rreth tij, të cilët shpërthyen në festë, tekniku argjentinas mbeti i habitur dhe për disa sekonda nuk dinte si të reagonte.

Menjëherë pas golit, Scaloni vendosi duart para gojës dhe qëndroi i qetë, duke përjetuar në heshtje atë që po ndodhte në fushë. Ai dukej i mahnitur nga mënyra se si skuadra e tij arriti të rikthehej nga një disavantazh i dyfishtë dhe të siguronte një fitore të paharrueshme.

Trajneri argjentinas, i cili udhëhoqi ekipin drejt titullit botëror në vitin 2022, vazhdon të ndërtojë një histori të veçantë me këtë grup lojtarësh, që edhe një herë tjetër treguan forcën mendore dhe shpirtin e kampionit.

Scaloni mbetet pa fjalë