Enzo Fernandez hyn në historinë e Botërorit, shënon golin e 3000-të të Kupës së Botës

Enzo Fernandez ka hyrë në historinë e Kupës së Botës falë golit që i dha Argjentinës fitoren dramatike 3-2 ndaj Egjiptit dhe kualifikimin në çerekfinalet e Botërotit 2026.

Mesfushori i Chelseat realizoi golin vendimtar në fund të ndeshjes, duke përmbyllur përmbysjen spektakolare të kampionëve në fuqi, të cilët ishin në disavantazh 0-2. Përveç rëndësisë së madhe sportive, kjo realizim do të mbetet përgjithmonë në histori edhe për një arsye tjetër.

Goli i Enzo Fernandez ishte goli i 3000-të në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë kështu një moment historik për kompeticionin më prestigjioz të futbollit.

Falë këtij realizimi, Argjentina vazhdon mbrojtjen e titullit të fituar katër vjet më parë, ndërsa Fernandez shkruan emrin e tij në librat e historisë së Kupës së Botës me një gol që do të kujtohet jo vetëm për vlerën sportive, por edhe për simbolikën e tij.