Formacionet e Zvicër-Kolumbi, Granit Xhaka regjisori i helvetëve

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Zvicrës dhe Kolumbisë, e cila do të mbyllë fazën e 1/8-ave të finales së Botërotit 2026 dhe do të përcaktojë skuadrën e fundit çerekfinaliste.

Përballja do të zhvillohet në stadiumin “BC Place” të Vancouver-it, me fillim nga ora 22:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri Barton.

Zvicra e Murat Yakinit vjen në këtë sfidë pas fitores bindëse 2-0 ndaj Algjerisë, ndërsa Kolumbia e drejtuar nga Néstor Lorenzo eliminoi Ganën me rezultatin minimal 1-0.

Trajneri Murat Yakin ka konfirmuar skemën 4-3-3, me Gregor Kobel në portë. Në mbrojtje rreshtohen Denis Zakaria, Nico Elvedi, Manuel Akanji dhe Ricardo Rodriguez, ndërsa mesfusha përbëhet nga Granit Xhaka, Remo Freuler dhe Ardon Jashari. Në sulm do të luajnë Dan Ndoye, Breel Embolo dhe Fabian Rieder.

Edhe Kolumbia do të zbresë në fushë me skemën 4-3-3. Camilo Vargas do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Daniel Muñoz, Davinson Sánchez, Jhon Lucumí dhe Johan Mojica. Në mesfushë janë Jhon Arias, Gustavo Puerta dhe Jefferson Lerma, ndërsa treshja sulmuese përbëhet nga James Rodríguez, Luis Suárez dhe Luis Díaz.

Fituesja e kësaj sfide do të sigurojë biletën e fundit për në çerekfinalet e Botërorit 2026.