'Je e keqja e vendit', Hila: Rama të hapë krahun, Shqipëria ka nevojë për të rinjtë
Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në protestën e sotme ka reaguar edhe Altin Hila, babai i një fëmije të paralizuar. Ky i fundit u arrestua vetëm pak ditë më parë në protestën para parlamentit dhe u liruan ditën e dielë më 05.07.2026
Hila i bëri thirrje kreut të qeverisë të japë dorëheqjen dhe të ndalë, sipas tij, sulmet ndaj protestuesve paqësorë. Ai akuzoi kryeministrin për gjuhë përçarëse dhe kërkoi që mësuesit, drejtuesit e institucioneve arsimore dhe shoqëria shqiptare të reagojnë për çështjet që prekin fëmijët.
“Rama duhet të japë dorëheqjen. Rama, qeveria jote është pa shkollë. Fëmijët po i dramatizoni. Ka lloj-lloj sharjesh, ofendimesh dhe urrejtjeje që po bëhen për ato shtëpi. Rama, je e keqja e qeverisë. Mësues, drejtorë, ngrihuni për fëmijët. E gjithë shoqëria shqiptare duhet të protestojë për fëmijët tanë. Po na vriten me njëri-tjetrin. Ata po dëgjojnë ofendimet ndaj nesh këtu. Rama e bën për interesa. Je 60 vjeç, hap krahun dhe lëri të rinjtë të ecin përpara”, u shpreh Altin Hila.