‘4 milionë euro për koncertin’/ Vasili: Qeveria ka para për spektakël, por jo për shëndetin e qytetarëve
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me fondet e alokuara për koncertin e Kanye Ëest, duke akuzuar qeverinë se po shpërdoron paratë publike në vend që t'i përdorë për nevojat e sistemit shëndetësor.
Sipas Vasilit, ndërsa për koncertin janë parashikuar rreth 4 milionë euro, pacientët vazhdojnë të përballen me mungesë ilaçesh dhe pajisjesh në spitale.
Ai shprehet se me një shumë shumë më të vogël mund të ishin zgjidhur probleme urgjente në repartin e Onkologjikut, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të prioriteteve të gabuara të qeverisë.
Postimi i plotë:
Skandali. 4 milion euro per koncertin e Kanye Ëest dhe nuk ka ilaçe! (Dokumenti).
Shiheni dokumentin me syte tuaj.
Plot 4 milion euro per nje koncert.
Ne sheshin e protestes keni degjuar nga goja e njerezve te thjeshte halle pa fund per shendetin per te cilat qeveria nuk jep leke.
Edi Rama ka leke per koncertin dhe nuk ka as per ilaçe, as per shtreterit e kemioterapise ne onkologjik sa qe pranuan dhuraten e nje privati per te shtuar disa prej tyre.
Do mjaftonin vetem 100 mije euro per te zgjidhur problemin e poltronave ne onkologji, por keta nuk japin asnje lek.
Faqe e zeze te mos kesh ndjeshmerine njerezore me te vogel as per shendetin vetem Edi Rama mund ta beje.
Dhe pastaj kane surrat e thone qe kane transformuat shendetesine Rama dhe te tere lapangjozët dhe lapangjozet qe e rrethojne ne kor.