67' - Egjipti ka realizuar edhe golin e dytë ndaj Argjentinës, këtë herë në mënyrë të rregullt. Pas një kundërsulmi të shkëlqyer, Haissem Hassan shërbeu një pasim perfekt për Mostafa Ziko-n, i cili vrapoi drejt zonës dhe goditi menjëherë me të parën nga një distancë e afërt, duke e dërguar topin në rrjetë.

Goli i Ziko-s, 2-0

79' – Argjentina ka ngushtuar diferencën ndaj Egjiptit dhe ka rihapur ndeshjen e 1/8 së finales së Botërorit 2026. Lionel Messi dha një pasim të saktë me hark brenda zonës, ku Cristian Gabriel Romero u shkëput më lart se mbrojtësit kundërshtarë dhe me një goditje të fuqishme me kokë dërgoi topin në anën e djathtë të portës, 1-2.

Goli i Romeros, 1-2

83' - Lionel Messi ka barazuar rezultatin me një gol spektakolar ndaj Egjiptit. Ylli argjentinas tregoi edhe një herë klasin e tij, duke goditur fluturimthi nga brenda zonës. Topi u përplas fillimisht në pjesën e poshtme të traversës dhe më pas përfundoi në rrjetë, pa i dhënë asnjë mundësi portierit egjiptian.

Goli i Messit, 2-2.

90+2’ - Argjentina ka përmbysur në mënyrë të jashtëzakonshme rezultatin ndaj Egjiptit, pasi ishte në disavantazh 0-2.

Golin e tretë për kampionët në fuqi e shënoi Enzo Fernandez, i cili depërtoi në zonë për të shfrytëzuar një krosim të saktë të Lautaro Martinez-it. Mesfushori argjentinas goditi nga afër dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës, duke kompletuar përmbysjen e madhe 3-2.

Goli i Enzo Fernandez, 3-2

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/July/07/auto_174916782-6d2213c8-6170-4c23-bec9-2604d6c41dc31783447433.avif", "width": , "height": } }

VIDEO/ Argjentina përmbys 3-2 'Faraonët' në një ndeshje dramatike, Messi epik

Argjentina ka siguruar një kualifikim dramatik në çerekfinalet e Botërorit 2026, duke përmbysur në mënyrë spektakolare Egjiptin me rezultatin 3-2, pas një ndeshjeje që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve. Kampionët në fuqi e panë veten në disavantazh 0-2 përballë një Egjipti të organizuar dhe shumë pranë një suksesi historik, por reaguan në pjesën e dytë me karakter dhe cilësi.

Lionel Messi, ndonëse humbi një penallti në pjesën e parë dhe vendosi një rekord negativ në historinë e Botërorit me dy penallti të humbura në të njëjtin edicion, u shndërrua në protagonistin kryesor të rikthimit argjentinas. Kapiteni realizoi golin e barazimit 2-2 me një goditje spektakolare dhe më herët kishte dhuruar edhe asistin për Cristian Romeron, ndërsa Enzo Fernandez vulosi përmbysjen e madhe me golin e fitores.

Për Egjiptin, kjo ishte një humbje jashtëzakonisht e dhimbshme, pasi “Faraonët” ishin vetëm pak minuta larg kualifikimit të parë historik në çerekfinalet e Kupës së Botës, por në fund u detyruan të pranonin eliminimin pas një ndeshjeje heroike.

Egjipti ka tronditur Argjentinën në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantës, duke kaluar në avantazh në minutën e 15-të të përballjes së vlefshme për fazën e 1/8-ave së finales së Botërorit 2026.

Mbrojtësi Yasser Ibrahim u shfaq vendimtar për përfaqësuesen afrikane, duke realizuar golin e parë të ndeshjes me një goditje të fuqishme me kokë pas një aksioni të mirë të skuadrës së tij.

Rezultati në këto momente është Argjentinë 0-1 Egjipt, me “Faraonët” që kanë surprizuar kampionët në fuqi dhe po kërkojnë një kualifikim historik drejt çerekfinaleve të Botërorit.

Argjentinë Egjipt 0-1

Goli i Yasser Ibrahim ka shtuar presionin mbi Lionel Messin dhe shokët e tij të skuadrës, të cilët duhet të reagojnë për të shmangur një eliminim të papritur në një nga fazat më të rëndësishme të turneut.

Argjentina ka humbur një mundësi të artë për të barazuar rezultatin ndaj Egjiptit. Në minutën e 21-të, Lionel Messi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, por ylli argjentinas nuk arriti të mposhtte portierin Mostafa Shobeir. Goditja e tij drejt këndit të poshtëm të djathtë u lexua në mënyrë perfekte nga gardiani egjiptian, i cili u hodh në kohën e duhur dhe neutralizoi tentativën.

Penalltia e humbur nga Messi

Kundërsulm vrastar nga Egjipti në minutën e 59-të, Ziko shënon, por pas rishikimit të pamjeve në VAR, arbitri François Letexier vendos të anulojë golin e Egjiptit për shkak të një faulli në ndërtimin e aksionit. Futbollistët egjiptianë mbeten të zhgënjyer nga ky vendim.

Egypt disallowed goal against Argentina
by
u/977x in
soccer