'4.2 mln euro nga taksat e shqiptarëve', Këlliçi: Rama po e shet koncertin e Kanye West si 'antimiting'
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar në Facebook për koncertin e Kanye West, ku akuzoi Edi Ramën se po e përdor eventin për propagandë politike.
Këlliçi theksoi se Rama “ka kohë që e shet koncertin si të vetin” dhe po përpiqet ta paraqesë atë si një “antimiting” përballë protestave kundër qeverisë.
Ai gjithashtu shtoi se organizimi i koncertit i ka kushtuar shqiptarëve 4.2 milionë euro, ky, një tjetër abuzim me fondet publike.
“4.2 mln euro që të duket mirë Edi Rama. Ky koncert futet që tani në radhën e aferave dhe zullumeve që ai bën me taksat e qytetarëve”, shkruan Këlliçi në reagimin e tij.