Bashkëshortja e Rudi Garcias feston fitoren e Belgjikës: Karma dhe gjakftohtësi
Francesca Brienza, gazetare dhe bashkëshorte e trajnerit të Belgjikës, Rudi Garcia, ka festuar me entuziazëm kualifikimin e “Djajve të Kuq” pas fitores ndaj Shteteve të Bashkuara, duke mos harruar njëkohësisht polemikat që paraprinë këtë përballje.
Në një postim në profilin e saj në Instagram, Brienza publikoi një fotografi ku shfaqej e buzëqeshur gjatë festimeve, të shoqëruar me mesazhin: “Karma dhe gjakftohtësi.”
Sipas mediave italiane, fjala “karma” ishte një referencë e drejtpërdrejtë ndaj çështjes së sulmuesit Folarin Balogun. Para ndeshjes, FIFA, e drejtuar nga Gianni Infantino, vendosi t’ia shfuqizonte pezullimin sulmuesit të përfaqësueses amerikane, pas një ndërhyrjeje që, sipas raportimeve, u sugjerua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Pavarësisht këtij vendimi, Belgjika arriti të mposhtte SHBA-në, ndërsa postimi i Brienza-s u interpretua si një thumbim ndaj polemikave që shoqëruan rastin Balogun dhe si një mënyrë për të theksuar se skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia triumfoi në fushë falë qetësisë dhe gjakftohtësisë.