SYRI TV/ Berisha: ‘Albania Files’ akt-akuzë për Ramën, e konsideron Shqipërinë çifligun e tij

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se libri “Albanian files” përbën akuzën më të rëndë ndaj Edi Ramës dhe është prova se ai e konsideron Shqipërinë si çiflikun e tij.

Berisha theksoi se Edi Rama u ka dhënë brigjet dhe zonat më panoramike të vendit grupeve kriminale dhe baronëve të drogës duke nxitur shpopullimin e tyre.

Berisha përshëndeti dërgimin në SPAK të këtij libri nga protestuesit dhe paralajmëroi se edhe Partia Demokratike po bën gati aktpadinë.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha e cilësoi librin ‘The Albanian File’ si aktakuzë të rëndë ndaj kreut të qeverisë Edi Rama. Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se ky libër provon se Rama e konsideron Shqipërinë pronë personale, duke ia dhënë territoret më të çmuara të vendit organizatave kriminale e trafikantëve.

Berisha kujtoi se gjatë qeverisjes së PD-së kishte kontraktuar një kompani britanike për hartimin e studimeve mbi zhvillimin e bregdetit, e cila përcaktoi zonat ku nuk duhej të ndërtohej, por gjithçka ndryshoi, me ardhjen e Edi Ramës në pushtet.

Lideri demokrat përshëndeti dërgimin e dosjes shqiptare nga protestuesit në Prokurorinë Speciale dhe paralajmëroi se edhe PD do të dërgojë tjetër padi për atë që e quan libri i kuq i Ramës.

Berisha përsëriti qëndrimin e PD në mbështetje të protestave antiqeveritare që kanë hyrë në ditën e 38-të.

Sa i takon zhvillimeve të brendshme në PD, Berisha tha se javën e ardhshme do të mblidhet Këshilli Kombëtar që do të finalizojë procesin e ripërtëritjes së partisë.