Ndoja: Gjendja e rëndë e rrugëve dhe kanaleve në lagjen 'Durrësi i ri' shkak për aksidente
Deputeti i PD, Arjan Ndoja ka denoncuar gjenden e rëndë të rrugëve në lagjen 'Durrësi i ri' ku mbrëmë dy të rinj u aksidentuan rëndë.
Reagimi i deputetit të PD, Arjan Ndoja:
Të nderuar miq!
Kjo është gjendja e rrugëve, kanaleve, pusetave, ndriçimit dhe mbetjeve urbane në Lagjen “Durrësi i Ri”, Rrugët “Azem Hajdari” dhe “ Vala e Detit”.
Mbrëmë dy persona u aksidentuan me motorçikletë dhe janë në gjendje të rënduar shëndetësore nga dëmtimet e pësuara!
Për nje muaj ka pasur pesë aksidente në këtë zonë.
Njerëzit kërkojnë shërbimin e detyruar, por të munguar nga Bashkia Durrës.
Këta banorë kanë të drejtë të jetojnë si të gjithë banorët e tjerë të Durrësit!
Ne si Parti Demokratike do punojmë që ky shërbim me ndërrimin e drejtimit të Bashkisë të sigurohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë!