Sot protesta e 38-të radhazi, qytetarët nuk heqin dorë, sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen...

Për të 38-ën ditë radhazi, qytetarë do te mblidhen në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke vijuar protestën e tyre me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si në ditët e mëparshme, grumbullimi nis në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, si brenda vendit ashtu edhe në diasporë, t’i bashkohen protestës, duke theksuar se synimi i tyre mbetet i pandryshuar, dorëheqja e kryeministrit.

Sipas tyre, protestat do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në arritjen e këtij objektivi.

Me sloganin “Ju erdhi fundi”, organizatorët ftojnë qytetarët të marrin pjesë masivisht, duke argumentuar se qeveria ka humbur legjitimitetin dhe se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Ndërkohë që Rama dhe veglat e tij në media dhe në administratë po përdrin çdo mjet e mënyrë që të shuajnë protestën.

Gjatë ditës së sotme kur po inspektonte nje stadium ku do të këndojë në Tiranë K. West, Rama sulmoi sërish pjesëmarrësit në protestë që i kërkojnë dorëheqjen duk i quajtur, korbat dhe sorrat e Bulevardit.