Baste të paligjshme dhe lojëra fati, AMP godet aktivitetin në Fushë-Krujë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP, ka zhvilluar këtë të martë operacionin e koduar “Basti i Fundit”, në kuadër të goditjes së aktivitetit të dyshuar të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet u ushtruan në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit me iniciale A.S., në zonën e njohur si “Tregu Fshatar”, pranë Fushë-Krujës.
Gjatë kontrollit, efektivët sekuestruan katër pajisje elektronike kompjuterike, katër monitorë, si edhe pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin dhe ushtrimin e paligjshëm të basteve sportive.
AMP bën me dije se po kryhen veprimet e para hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar si dhe identifikimin e personave të përfshirë, si dhe verifikimin.