Përmbyset autobusi në Turqi, 41 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë
Të paktën 41 persona janë plagosur pasi një autobus pasagjerësh u përmbys në autostradën Kaman–Ankara, pranë qytetit të Kırıkkale në Turqi.
Sipas agjencisë Anadolu, aksidenti ndodhi pasi shoferi humbi kontrollin e automjetit, duke bërë që autobusi të dilte nga rruga dhe të përmbysej.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, policia dhe ambulancat, të cilat u dhanë ndihmën e parë të plagosurve dhe i transportuan në spital.
Autoritetet bëjnë me dije se tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.