Gjykata dënon kampionin olimpik Pizzolato me 5 vite e 4 muaj burg për përdhunim
Shtangisti italian Antonino Pizzolato, medalist olimpik në Tokio 2020 dhe Paris 2024, është dënuar me 5 vite e 4 muaj burg për përdhunimin e një turisteje finlandeze në Trapani i në korrik të vitit 2022.
Vendimi është marrë nga trupi gjykues i gjykatës së Trapanit, i kryesuar nga gjyqtari Franco Messina, i cili e ka shpallur sportistin fajtor për dhunë seksuale. Së bashku me Pizzolaton, janë dënuar me të njëjtën masë edhe tre bashkëpandehurit e tij.
Ngjarja, sipas hetimeve, ka ndodhur më 22 korrik 2022 në një shtëpi pushimi, ku turistja finlandeze kishte denoncuar një sulm seksual nga grupi i të rinjve.
Përveç Pizzolatos, të dënuarit e tjerë janë Davide Lupo, 31 vjeç nga Ribera, Claudio Tutino, 35 vjeç nga Cattolica Eraclea, dhe Stefano Mongiovì, 30 vjeç gjithashtu nga Ribera.
Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik italian, duke marrë parasysh edhe profilin sportiv të lartë të Pizzolatos, i cili konsiderohej një nga figurat kryesore të shtangës në nivel ndërkombëtar.