Protesta e 37-të qytetare/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen
Mijëra qytetarë iu bashkuan protestës së 37-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke u mbledhur fillimisht përpara Kryeministrisë dhe më pas duke nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.
Protestuesit mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta, ndërsa hodhën thirrje kundër qeverisë.
Gjatë marshimit u dëgjuan vazhdimisht thirrjet "Rama, jep dorëheqjen!", ndërsa pjesëmarrësit kërkuan ndryshim të mënyrës së qeverisjes, më shumë llogaridhënie dhe mbrojtje të interesit publik.
Marshimi po zhvillohet në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Protesta u shoqërua edhe me fjalime të përfaqësuesve të shoqërisë civile, aktivistëve dhe qytetarëve, të cilët ngritën shqetësime për çështje që variojnë nga qeverisja dhe ekonomia deri te mbrojtja e mjedisit dhe pasurive natyrore.
Mobilizimi qytetar do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.