VIDEO/ Nëna e Arbër Lleshit: Ti je kryehajdut, nuk e meriton më fjalën kryeministër, nuk na gënjen dot më

Në ditën e 37-të të protestës qytetare ku kerkohet doreheqja e Edi Rames dhe qeverise se tij, ka folur nëna e Arbër Lleshit, e cila ka përcjellë një dëshmi emocionale dhe akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur qëndrimin e saj me ngjarjet që, sipas saj, kanë prekur familjen e saj.

Ajo u shpreh se djali i saj është arrestuar dhe se situata e tij mbetet e rëndë.

Duke iu drejtuar kryeministrit, ajo deklaroi se presioni dhe arrestimet nuk do të ndikojnë në qëndrimin e tyre. Ajo vijoi me akuza të forta ndaj klasës politike, duke kërkuar largimin e saj nga pushteti.

Në fjalën e saj, ajo përdori edhe një gjuhë të ashpër ndaj kreut të qeverisë. Sipas saj, emigrimi i të rinjve dhe gjendja e vendit janë pasojë e politikave qeverisëse.

‘Përshëndetje qëndrestarë! Siç e panë dhe parafolësit, unë jam mamaja e Arbër Neshit. Të cilin ma arrestuan më 2 korrik.

Shenjat e grushtave në furgonin e policisë i ka edhe tani që është data gjashtë.

Edi Ramës, po i them kështu. Ti kujton se do na trembësh me arrestimin e fëmijëve tanë. Jo, përkundrazi, jemi bërë dhe më të forta. Kemi 37 ditë, 37 javë, 37 muaj po deshe.

Derisa kjo kastë politike e kalbur, që e zhvati këtë popull, që e masakroi, që e shkatërroi, të shkojë në koshin e plehrave. Një kryeministër të tillë, nuk e ka parë historia në asnjë vend të botës. Kështu që i nderuar kryehajdut s'e meriton fjalën kryeministër më. Mos harro, këtë popull nuk e gënjen dot më.

Të rinjtë që e përzunë nga vendi, e kanë parë demokracinë atje ku i përzure ti vetë. E panë demokracinë e vërtetë dhe nuk u bëjnë dot gol më këtyre rinjve. Kësaj rinie të mrekullueshme. Ne jemi këtu, me fëmijët tanë bashkë me prindërit.

Mua kur kam parë videon, nuk e shoh dot më për së dyti, por u bëra më e fortë dhe thashë, nëse kam ardhë një ditë po, tre ditë jo, ose një herë po, një herë jo, ose jam dhe e sëmurë, përditë këtu në shesh do jem! 37 ditë, 37 javë, 37 muaj!

Mos harro Edi Rama, do të kesh vetëm një emër, shumë të pisët, ke bërë pis Evropën, Ballkanin, Globin! Faleminderit!’, u shpreh nëna e Arbër Lleshit gjatë fjalës në protestë.