Ronaldo apo Yamal në çerekfinale? Zbardhen formacionet e Portugali – Spanjë

Janë publikuar formacionet zyrtare të supersfidës mes Portugalisë dhe Spanjës, e vlefshme për 1/8-at e finales së Botërorit 2026. Takimi nis në orën 21:00 dhe fituesi do të përballet në çerekfinale me skuadrën që triumfon në duelin mes Shteteve të Bashkuara dhe Belgjikës.

Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, ka vendosur ta lërë në stol Rafael Leaon, ndërsa në repartin ofensiv do të mbështetet te Cristiano Ronaldo, Pedro Neto dhe Joao Felix.

Nga ana tjetër, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka konfirmuar të njëjtin formacion që zbriti në fushë në ndeshjen e fundit, me talentin Lamine Yamal që do të udhëheqë sulmin së bashku me Mikel Oyarzabal.

Formacionet zyrtare:

Portugalia (4-3-3): Diogo Costa; Joao Cancelo, Ruben Dias, Renato Veiga, Nuno Mendes; Joao Neves, Vitinha, Bruno Fernandes; Pedro Neto, Cristiano Ronaldo, Joao Felix.

Trajner: Roberto Martinez.

Spanja (4-2-3-1): Unai Simon; Pedro Porro, Pau Cubarsi, Aymeric Laporte, Marc Cucurella; Rodri, Pedri; Lamine Yamal, Dani Olmo, Alex Baena; Mikel Oyarzabal.

Trajner: Luis de la Fuente.