Protestat/ Bylykbashi: Zgjedhjet lokale po afrohen dhe Rama po blen kohë

Nga Aurel Bylykbashi

Ditët po kalojnë, dhe Rama po blen kohë.

Po i afrohemi me shpejtësi zgjedhjeve lokale, që janë vitin tjetër.

Komisioni i Reformës Territoriale shumë shpejt do të japë verdiktin e tij.

Rama i ka votat, që të bëjë ç'të dojë,

Në rastin më të keq do të zvogëlojë numrin e bashkive Pra, nuk do të kemi më 61, do të jenë më pak

Kjo e favorizon atë maksimalisht.

Protesta po qëndron, por organizatorët nuk duan që ta përfshijnë Partinë Demokratike, pavarësisht se ne po e mbështesim.

Përkundrazi, me ato që thonë, duan që edhe Partinë Demokratike ta fshijnë.

Koha kalon dhe ndeshja po i afrohet fundit të shtesës së dytë.

Po ndenjëm kështu, mbështetje pasive protestës, kam frikë se protesta (organizatorët) do të vazhdojë të na mbajë larg!!!

Ditët ecin.!!! Rama blen kohë!!!!

Ne, demokratëve, nuk na pret koha!!!

Po hyjmë në zgjedhjet lokale, kështu si jemi sot, shkojmë si cjapi te kasapi..!!!

Prandaj, ne duhet të përcaktojmë Aksionin Tonë Politik!!!!

Pa frikë, pa asnjë lloj kompleksi nga marksistët dhe të vegjlit, që bërtasin edhe për Berishën në burg, pa frikën e ndërkombëtarëve, se çfarë do të thonë, tashmë "Non Grata" ka rënë!!!

Ne duhet të fillojmë Aksionin Tonë!!!!

Protesta, nëse do, le të na vijë nga pas

Nëse nuk do, le të vazhdojmë Rrugën Tonë!!!!

Askush nuk mund të na e heqë neve të drejtën të luftojmë kundër Edi Ramës!!!!

Siç dimë, dhe siç duam ne!!!!

Kjo rrugë mund të ketë kosto, por kurrë dhe asnjëherë sa heshtja jonë tani!!!!

"Legjionet Tona të Nderit", nuk mund të rrinë dhe të presin, që fitoren në betejë do ta sjellin ca çeta që nuk e dinë as vetë se ku do të dalin!!!!

Rama, ose rrëzohet tani, ose nesër do të jetë vonë!!!!

Rama, po blen kohë!!!

Ne, po presim aleatët!!!!

Kështu bëri edhe Mit’hat Beu!!!

Me dhimbje. Fundi dihet.