Manchester United gati të hidhet në sulm për Tchouaméni, Reali nuk e lëshon lehtë
Manchester United është gati të intensifikojë interesimin për mesfushorin e Real Madridit, Aurélien Tchouaméni, duke përgatitur një ofertë të rëndësishme financiare për të siguruar shërbimet e tij, raporton AS.
Sipas burimeve të përmendura nga media spanjolle, klubi anglez e sheh mesfushorin francez si zëvendësuesin ideal afatgjatë të Casemiros në qendër të mesfushës dhe është i bindur se kjo marrëveshje nuk është më e parealizueshme.
Manchester United është i gatshëm të hyjë seriozisht në garë për një nga transferimet më të mëdha të verës, ndërsa pritet që Real Madrid të kërkojë një shumë të konsiderueshme për lojtarin, i cili konsiderohet një element kyç në skuadrën e Carlo Ancelotti-t.
Tchouaméni, 26 vjeç, iu bashkua Real Madridit në vitin 2022 nga Monaco dhe që atëherë është konsoliduar si titullar i rregullt në mesfushën madrilene.
Pavarësisht interesimit të shtuar nga Premier League, mesfushori francez ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të qëndruar në “Santiago Bernabéu”, duke e parë të ardhmen e tij të lidhur me klubin spanjoll.