Ushtria izraelite qëllon mbi një makinë në Liban, vret katër person
Katër persona u vranë kur ushtria izraelite qëlloi një makinë në qytetin Nabati el-Foka.
Sulmi ndodhi pavarësisht armëpushimit në fuqi midis të dyja palëve.
Drejtoresha e shkollës lokale, shoqja e saj, nëna dhe një punëtor nga Siria u vranë në makinë.
Ekipet e shpëtimit nga Kryqi i Kuq, Mbrojtja Civile dhe shërbime të tjera transportuan trupat në spitale, raporton Agjencia Kombëtare e Lajmeve Libaneze.
Ministria e shëndetësisë e Libanit tha se numri i të vdekurve nga sulmet izraelite gjatë përshkallëzimit të fundit ushtarak në vend ishte rritur në 4,319, me 12,203 të plagosur. Të dhënat, të publikuara nga Agjencia zyrtare Kombëtare e Lajmeve e Libanit, mbulojnë periudhën nga 2 marsi deri më sot.