Prindërit i mbanin të mbyllur prej katër vitesh, shpëtohen 16 fëmijë në Ohajo
Gjashtëmbëdhjetë fëmijë u shpëtuan nga një shtëpi e rrënuar në zonën rurale të Ohajos, pasi kishin qene te izoluar në një dhomë në “kushte të mjerueshme” për pjesën më të madhe të katër viteve të fundit, njoftuan autoritetet.
Fëmijët, të cilët zyrtarët thanë se janë nga e njëjta familje dhe jetonin në mjerim me jashtëqitje njerëzore përreth, varionin në moshë nga një vjeç e gjysmë deri në 18 vjeç dhe përfshinin djem dhe vajza.
Disa prej tyre nuk ishin në gjendje të flisnin dhe një 18-vjeçare që kishte aftësi të kufizuara zhvillimore – nuk dinte as të shkruante emrin e saj. Prindërit e fëmijëve dhe dy gjyshërit u akuzuan secili me nga 16 akuza sepse kishin rrezikuar jeten e femijeve.
Disa fëmijë mund të dergohen në qendra të specializuara trajtimi si pjesë e rikuperimit të tyre thane autoritetet e qytetit. “Do të duhet shumë punë për të adresuar dëmin emocional dhe disa nga problemet që do të vijnë si pasojë e kësaj”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Ohajos, Andy Wilson, gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se nuk ka parë asgjë të ngjashme me kushtet në të cilat janë perballur fëmijët.
Hetuesit po përpiqen të kuptojnë se si një situatë e tillë ka mbetur e pazbuluar për kaq gjatë, ndërsa rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje mbi funksionimin e mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve në SHBA.