Partizani prezanton trajnerin e ri, rumunin Florin Bratu
Florin Bratu është prezantuar si trajneri i ri i Partizanit. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që një trajner rumun të ulej në stolin e “demave”.
Kontrata e firmosur është 1+1, ndërsa ishte vetë presidenti Demi që e prezantoi.
Partizani ishte pa trajner që nga muaji prill, kur u shkarkua Oltijon Kërnaja.
Njoftimi
FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Florin Daniel Bratu. 46-vjeçari nga Rumania, i cili është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi do të drejtojë të kuqtë në sezonin e ri 2026 – 2027.
Bratu me një karrierë të pasur si lojtar dhe trajner në Rumani dhe Qipro, si dhe eksperiencë në drejtimin e Kombëtares U-21 të Rumanisë, do të shënojë në drejtimin e të kuqve edhe përvojën e parë në kampionatin shqiptar.
Bratu ka nënshkruar një kontratë 1 + 1 dhe vjen në drejtimin e “Demave të Kuq” për të nisur projektin e ri ambicioz dhe fitues.