Arne Slot, favoriti kryesor për stolin e Holandës

Holanda po mendon për trajnerin e ri, pasi Ronald Koman u largua.

Dështimi në Botëror ishte i hidhur, duke qenë se vetëm disa minuta e ndanin nga kualifikimi ndaj Marokut.

Arne Slot është një nga kandidatët për të drejtuar përfaqësuesen e Holandës.

Dhe pse trajnerë të tjerë mbeten në listë, Slot është nga favoritët.

Bisedimet mes palëve ndërkohë kanë nisur. 47-vjeçari është pa ekip pasi e mbylli me Liverpulin.

I lindur në Holandë, do e kishte mundësinë e parë për të drejtar një përfaqësuese. Dhe momenti shfaqet i duhur për ta nisur nga fillimi.