Balliu: Të njëjtët narkopushtetarë si Balla që mbrojtën me votë Lubi Balluku, kërkojnë burgosjen e qytetarëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në një reagim të tij në rrjetet sociale, akuzon narkopushtetarët se, kërkojnë arrestimin e qytetarëve që protesojnë kundër qeverisë.
Sipas tij, janë të njëjtët ‘narkopushtetarë, si llambadari i qeverisë dhe Taulant Balla, që kërkon burgosjen e qytetarëve, që mbrojtën dhe Lubi Ballukun nga arrestimi’.
Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:
Narkopushtetarët, si Llambadari i qeverisë dhe Taulant Balla, që kërkuan burgosjen e qytetarëve, janë po ata që me votën e kartonëve penguan drejtësinë për arrestimin e Lubi Ballukut.
Ndërkohë, protestuesit jo vetëm u arrestuan, por edhe u dhunuan.
Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu. Prandaj, protesta qytetare duhet të mbështetet për të shpëtuar vendin nga dhunuesit e qytetarëve.
Sot, edhe më shumë.