Këlliçi: Populli në shesh kundër korrupsionit dhe arrogancës, ndërkohë Edi Rama shton luksin në zyrën e tij
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar sot luksin që Edi Rama po ja shton vetes në zyrë, ndërkohë që në shesh mijëra e mijëra qytetarë protestojnë kundër korrupsionit dhe arrogancës së tij dhe qeverisë që drejton.
Këlliçi ka publikuar disa foto, nga punimet luksoze që po bëhen në ambientet e kryeministrisë.
Reagimi:
Populli në shesh kundër korrupsionit dhe arrogancës, ndërkohë Edi Rama shton luksin në zyrën e tij
Në mes të sharjeve e damkosjeve për të rinjtë që kanë mbushur sheshet, herën e fundit Edi Rama tha se disa kërkesa po i dëgjonte e po i mbante shënim. Arsyeja kryesore që janë ngritur njerëzit në protestë është korrupsioni dhe arroganca, trajtimi i buxhetit dhe i pasurive të vendit si të ishin pronë private e Edi Ramës.
Arsyeja kryesore pse sheshet janë në revoltë është varfëria e pamundësia e shumicës së njerëzve përballë luksit të shfrenuar të qeveritarëve.
Dhe ja si i përgjigjet Edi Rama kësaj kërkese. Punimet në foto po bëhen në hollin e Kryeministrisë dhe vlerësohet se janë tejet të shtrenjta. Kushtojnë qindra mijë euro. Ndërkohë që protestohet prej 36 ditësh para zyrës së tij, autokrati fokusin e ka tek luksi personal!
Shihni pra diferencën mes fjalëve dhe veprave të një autokrati të korruptuar.
Pasi me taksat e qytetarëve ndërtoi një kopsht privat që kushtoi mbi 4 milionë euro, për t'u çlodhur, tani Edi Rama po shpenzon dhe ca qindra mijë euro të tjera për hollin e zyrës së tij… Çmenduri!!!
Ai nuk ka asnjë lidhje me qytetarët e shqetësimet e tyre të përditshme. Ai nuk do t’ia dijë se në spital mungojnë shtretërit dhe ilaçet.
Ai është i përqendruar vetëm tek privilegjet dhe shpenzimet faraonike.
Edi Rama nuk meriton të qëndrojë më asnjë ditë në detyrë. Ai po përbuz shqiptarët në çdo moment të ekzistencës si Kryeministër.