Trajneri i Spanjës me besim të plotë: Ju tregoj se kush do ta ndalë Ronaldon

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka shprehur besim të plotë te mbrojtja e tij për duelin ndaj Portugalisë në 1/16 e finales së Botërorit 2026.

Spanja do të përballet me Portugalinë në një nga sfidat më të forta të fazës eliminatore, ku në fokus është Cristiano Ronaldo, autor i tre golave në turne.

De la Fuente theksoi se nuk ka vend për relaksim përballë një lojtari të këtij niveli.

Sipas tij, Pau Cubarsí Pau Cubarsí dhe Aymeric Laporte janë gati të përballen me çdo sulmues.

“Kam besim absolut te lojtarët e mi”, u shpreh trajneri spanjoll, duke vlerësuar qetësinë dhe pjekurinë e mbrojtjes.

Ai veçoi Cubarsín si një talent me maturi të lartë pavarësisht moshës së re.

Sipas tij, kombinimi i energjisë së Cubarsít dhe eksperiencës së Laportes është çelësi për stabilitetin defensiv.

Spanja deri tani nuk ka pësuar asnjë gol në Botëror, duke treguar forcë të madhe në prapavijë.

Skuadra synon të ruajë këtë rekord edhe ndaj Portugalisë.

Në krahun tjetër, Portugalia vjen me formë të mirë dhe me Ronaldo-n në qendër të vëmendjes.

Dueli pritet të jetë një test i madh mes sulmit portugez dhe mbrojtjes spanjolle.