VIDEO/ Haaland 'përbindësh', fundos Brazilin me dygolësh, penalltia e Neymarit nuk i mjafton Seleçaos

Befasi e madhe në fazën e një të tetës së finales së Kupës së Botës 2026: Norvegjia mposht Brazilin 2-1 dhe e eliminon, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale. Ndeshja nisi vrullshëm dhe në minutën e 12-të Cunha fitoi një penallti, por Bruno Guimaraes u ndal nga Nyland. Në pjesën e dytë loja ishte më e bllokuar, derisa Haaland shënoi me kokë në minutën e 80-të, përpara se të realizonte edhe golin e dytë në minutën e 90-të. I pavlefshëm mbeti goli i Neymarit nga penalltia në minutën e 99-të, ndërsa Ançeloti e mbyll aventurën e tij në Kupën e Botës që në fazën e një të tetës së finales.

Ndeshja mes Brazilit dhe Norvegjisë nisi me ritëm të lartë dhe nuk munguan momentet dramatike që në minutat e para.

Në minutën e 4-t, Norvegjia arriti të dërgonte topin në rrjetë me Patrick Berg, por gëzimi i nordikëve zgjati pak, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Brazili reagoi shpejt dhe në minutën e 10-të kërkoi penallti, kur Matheus Cunha u rrëzua brenda zonës pas një ndërhyrjeje të një mbrojtësi. Fillimisht, arbitri Ismail Elfath lejoi lojën të vazhdonte, duke mos e konsideruar ndërhyrjen të parregullt.

Dy minuta më vonë, në minutën e 11-të, loja u ndërpre pasi arbitri mori sinjal nga sistemi VAR për të rishikuar episodin. Pas konsultimit me pamjet video, ai ndryshoi vendimin dhe në minutën e 13-të akordoi penallti për Brazilin.

Përgjegjësinë nga pika e bardhë e mori Bruno Guimaraes në minutën e 14-të. Mesfushori brazilian provoi të mashtronte portierin Orjan Nyland duke ndalur shkurt gjatë vrapimit para goditjes dhe duke e dërguar topin në të djathtë. Megjithatë, portieri norvegjez ruajti qetësinë, parashikoi drejtimin e goditjes dhe bëri një pritje të shkëlqyer, duke ia mohuar golin Brazilit dhe duke mbajtur të paprekur rezultatin.

Penalltia e humbur

Norvegjia ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Brazilit falë golit të Erling Haaland-it në minutën e 79-të.

Sulmuesi norvegjez shfrytëzoi në mënyrë perfekte një pasim të zgjuar nga Andreas Schjelderup, duke gjetur hapësirë brenda zonës. Haaland u shkëput nga mbrojtësi Gabriel dhe goditi fuqishëm me kokë nga afërsia, duke e dërguar topin në këndin e djathtë të portës.

Goli i Haaland-it

Në minutën e fundit të kohës së regullt, Haaland realizon golin e dytë me një goditje nga distanca, 2-0. 

Goli i dytë i Haaland-it

Në minutën e 10-të, Neymar tregohet i saktë nga pika e bardhë, por nuk ka më kohë për golin e barazimit, përfundon 2-1. 

Goli i Neymar-it