Protestuesja dhuratë Ramës: Ai është burrë që vesh fustane, është e dashura e Vuçiçit

Në protestën e 36-të qytetare të mbajtur para Kryeministrisë, një prej folëseve iu drejtua të pranishmëve.

Ajo u shpreh se nuk kishte mundur të merrte pjesë një ditë më parë dhe shtoi se kishte ardhur me një “dhuratë” simbolike për kryeministrin.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetje! Kisha pas dëshirë me qenë dje por nuk kisha mundësinë. Kisha dëshirë t’i them kryeministrit mos e gëzosh ditëlindjen. Unë ia kam sjellë një dhuratë dhe këtë dhuratë do t’ia lë këtu në shesh, që njerëzit të dalin e të ikin me të. Kjo është dhurata e kryeministrit shqiptar,” u shpreh ajo.

Më tej, ajo vijoi duke deklaruar se “ky është vetëm për këtë fustan", 'ai është burrë që vesh fustane se është e dashura e Vuçiçit'.

Protestuesja: 

Mirëmbrëma dhe përshëndetje! Kisha pas dëshirë me qenë dje por nuk kisha mundësinë. Kisha dëshirë t'i them kryeministrit mos e gëzosh ditëlindjen . Unë ia kam sjellë një dhuratë edhe këtë dhuratë do t'ia lë këtu në shesh, që njerëzit të dalin e të ikin me të. Kjo është dhurata e kryeministrit shqiptar!

Ky është vetem per këtë fustan. T'ja lemë këtu dhe ta veshi e të shkojë me të. Ai është burrë që vesh fustane se është e dashura e Vuçiçit. Edhe natën e mirë, Zoti ju bekoftë!