'Përpjekje për të frikësuar'/ Bylykbashi: Policia arrestoi protestuesin sepse foli kunder Ramës në protestë
Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Aurel Bylykbashi, ka reaguar në rrjetet sociale pas arrestimit të një qytetari nga Narta, Vangjel Kamberi, i cili kishte marrë pjesë në protestën e djeshme në qytet.
Në një video të shpërndarë online, Bylykbashi shprehet se Kamberi, si shumë demokratë të tjerë nga Vlora, mori pjesë në protestë dhe mbajti fjalën e tij gjatë tubimit.
Sipas tij, më pas qytetari është arrestuar dhe akuzohet se ka qëlluar me gurë ndaj policisë, pretendim që ai e ka mohuar kategorikisht, duke e cilësuar të pavërtetë.
Bylykbashi ka deklaruar gjithashtu se arrestimi, lidhet me qëndrimet dhe fjalën e mbajtur gjatë protestës, duke e interpretuar si një veprim për të frikësuar pjesëmarrësit.
Postimi i plotë:
Ky eshte Vangjel Kamberi, nga Narta e Vlores… Si shume demokrate te tjere nga Vlora, mori pjese ne Protesten e djeshme.. Edhe foli… Ashtu siç dine ndonjehere vlonjatet…
Kur jua ke sjelle shpirtin ne maje te hundes…!!!
Sot e arrestuan dhe e akuzojne qe ka qelluar me gure, qelluar policet, gje qe eshte absolutisht e pavertete…!!!! Kane dashur ta trembin…, vetem per fjalen qe mbajti…!!!
Por a trembet Vangjeli…???!!! A tremben Vlonjatet…???!!! Rama…!!! Pergjigjen do ta marresh po ne Vlore…!!!!