Heqja e pezullimi për Balogun, Trump falënderon FIFA-n: U korrigjua një padrejtësi e rëndë

Pezullimi i Folarin Balogun është anuluar nga FIFA, duke i hapur rrugën sulmuesit që të jetë i gatshëm për ndeshjen e 1/8-ave të Kupës së Botës ndaj Belgjikës, pavarësisht kartonit të kuq të marrë në sfidën e mëparshme kundër Bosnjë Hercegovinës.

Vendimi i papritur ka marrë jehonë të madhe, ndërsa është komentuar edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ai ka falënderuar FIFA-n përmes një postimi në rrjetin e tij social “Truth”, duke e cilësuar vendimin si të drejtë.

“Faleminderit FIFA-s që bëri gjënë e duhur dhe korrigjoi një padrejtësi të rëndë”, shkroi Trump, duke iu referuar anulimit të dënimit ndaj sulmuesit amerikan.

Ky vendim ka sjellë reagime të shumta në opinionin sportiv, pasi Balogun pritet të jetë një nga lojtarët kyç të SHBA-së në përballjen vendimtare kundër Belgjikës në fazën me eliminim direkt të Botërorit 2026.