‘Rama jepe dorëheqjen’/ Protesta e 36-të qytetare, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet protesta e radhës kundër qeverisë.

Numri i pjesëmarrësve vijon të jetë i lartë, ndërsa qytetarë nga grupe të ndryshme po i bashkohen marshimit.

Përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dëgjohen thirrje të vazhdueshme kundër kryeministrit Edi Rama, me protestuesit që kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.

Kjo është protesta e 36-të qytetare e organizuar në kryeqytet, ku kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilën ata e cilësojnë si të panegociueshme.