Zjarre të mëdha përfshinë Greqinë dhe Portugalinë

Zjarre të mëdha kanë përfshirë pjesë të Greqisë dhe Portugalisë, dhe aktualisht më shumë se një mijë zjarrfikës po punojnë për t'i shuar ato.

Në Portugalinë qendrore , në zonën Vouzela, më shumë se 1,200 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë zjarrin që shpërtheu të enjten.

Sipas të dhënave nga shërbimi satelitor Copernicus i Bashkimit Evropian, zjarri deri më tani ka përfshirë rreth 12,000 hektarë tokë.

Zjarret në PortugaliNë Greqi, një zjarr shpërtheu të shtunën në mbrëmje në një impiant riciklimi pranë periferisë Oreokastro të Selanikut, pas të cilit autoritetet paralajmëruan banorët e disa zonave të Selanikut të qëndronin në shtëpitë e tyre dhe të mbyllnin dritaret dhe dyert për shkak të tymit toksik.

Për shkak të zjarrit, u dhanë urdhra për evakuimin e tre vendbanimeve, si dhe të institucionit ku janë të vendosur 157 persona me nevoja të veçanta.

Zjarret në GreqiRreth 160 zjarrfikës luftuan me zjarrin gjatë natës, por erërat e forta i vështirësojnë ndërhyrjet.