SYRI TV/ Blendi Himçi denoncon punimet për Koridorin VIII: Siguria teknike është zero
Deputeti i PD në qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi ka denoncuar kryerjen e punimeve jashtë çdo kriteri teknik në një pjesë të aksit të Korridori 8-të. Sipas Himçit, ngjarje si ajo e premtja, ku një person humbi jetën, rrezikojnë që të përsëriten, duke marr parasysh mungesën e kushteve të sigurisë. Ai ka kërkuar nga instancat përkatëse që të merren masa të menjëhershme
Syri tv
Deputeti i qarkut të Elbasanit dhe anëtar i Komisionit për Infrastrukturën në Kuvend, Blendi Himci, ka denoncuar një tjetër rast të punimeve për "Korridori VIII", pranë urës së Murrashit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes, ku një 42-vjecar humbi jetën, teksa një shkëmb i ra sipër makinës. Siç duket mjaft qartë nga pamjet, në pjesën e sipërme të malit vijojnë gërmimet dhe hedhja e dheut, në momente kur në zonë ndodhen automjete të shumta. Sipas Himcit, një dalje jashtë kontrolli e situatës mund të sjellë një ngjarje tjetër fatale, pasi në këtë periudhë ky aks është një ndër më të frekuentuarit
Deputeti i PD, shprehet se siguria teknike është zero, duke vënë në rrezik jetën e drejtuesve të automjeteve.
Ai i bën thirrje institucioneve të rishikojnë këtë situatë dhe të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar këtë veprimtari. Në anën tjetër, i bën thirrje edhe Policisë së Shtetit të marrë masa të menjëhershme për një qarkullim të sigurt për drejtuesit dhe pasagjerët e automjeteve që kalojnë në zonë.