Vendosi kualifikimin e Portugalisë, çfarë është teknologjia Trionda

Goli i anuluar i Gvardiol në ndeshjen kundër Portugalisë në minutën e 103-të çoi në një zemërim monumental nga kroatët dhe një psherëtimë lehtësimi nga portugezët.

Edhe pse ishte e padukshme, prekja e topit nga Matanoviç ku vetëm baluket e dinë dhe tekonologja nëse e ka prekur apo jo, la shokun e tij të skuadrës Gvardiol jashtë loje.

E vetmja mënyrë për të ditur nëse topi ishte prekur ishte nga teknologjia moderne që përfshin Trionda, topin e këtij Kupe Bote.

Brenda tij ka një çip të inkorporuar që e di saktësisht kur goditet nga dikush, edhe nëse është pak. Me 0.1%, çipi tregoi se Matanoviç preku topin dhe se për këtë arsye Gvardiol shënoi në një pozicion jashtë loje. Edhe pse mund të duket e re, sistemi tashmë është përdorur në turnetë e mëparshëm.

Në fakt, në Kupën e Botës në Katar ai tashmë u shfaq në një lojë të ngjashme me Kristianon që pretendoi për një gol, të cilin ai bënte be e rrufe që e kish prekur topin, por që FIFA nuk ja akordoi.

Është përdorur gjithashtu në Kampionatin Evropian në penalltinë dhënë Gjermanisë kundër Zvicër që po ashtu soli jo pak polemika dhe Kupën e Botës për Klube.

Teknologjia njihet si “Connected Ball Technology”. Ajo përfshin një çip sensori lëvizjeje 500 Hz të montuar anash që dërgon të dhëna të sakta të lëvizjes në sistemin e gjyqtarit të asistentit video (VAR) në kohë reale. Kjo i lejon të regjistrohen me saktësi kur një lojtar prek topin.

Ndryshe nga versionet e mëparshme, sensori Trionda është montuar anash brenda një prej katër paneleve të topit.

Është kundërbalancuar në mënyrë që topi të mbetet i ekuilibruar dhe aerodinamikisht i qëndrueshëm. Sensori i brendshëm mundësohet nga një bateri që duhet të karikohet para çdo ndeshjeje. Një karikim i vetëm zgjat rreth gjashtë orë.

Një risi që tashmë është instaluar në futboll dhe që sqaron situata të tilla si goli i Gvardiol. Revolucioni i topit është tashmë këtu.