SYRI TV/ Protestuesit distanocohen nga aktet e dhunës tek komisariati 3 : Kishte persona të infiltruar në protestë

Organizatorët dhe qytetarët pjesëmarrës në protestë, distancohen nga aktet e dhunës dhe incidentet në komisariatin nr 3 në protestën e 35 anti qeveritare. Lidhur me tensionimin  e situatës në momentin që qytetarët marshuan drejt komisariatit për të kërkuar lirimin e 21 të arrestuarve,  protestuesit sqarojnë se xhamat e godinës u thyen nga 4 persona të infiltruar për të nxitur provokime. Ata theksojnë se do të vijojnë me protestat paqësore deri në plotësimin e kërkesave dhe largimin e kryeministrit Rama

Syri tv

Organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës distancohen nga aktte e dhunës në protestën  e  35  të qytetarëve  kundër qeverisë. Mijëra qytetarë   dolën në shesh pasditen e së shtunës me kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë Edi Rama. Protestës  mbarë kombëtar e ju bashkua edhe diaspora, ku mijëra shqiptarë që jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës dhe Botës, udhëtuan  drejt Tiranës për të shprehur revoltën kundër qeverisë. Protesta paqësore, u tensionua në momentin kur qytetarët marshuan drejt Komisariatit nr 3 në kryeqytet,  për të kërkuar lirimin e 21 protestuesve që mbaheshin të shoqëruar. Disa persona thyen xhamat e komisariatit,  teksa protestuesit thërrisnin në kor, për mos të kryer akte të tilla

Lidhur me këtë incident, protestuesit e organizatorët sqarojnë se aktet e dhunshme u kryen nga katër individë të cilët nuk kishin asnjë lidhje me tubimin popullor, por ishin të infiltruar.  Me tej theksohet se që në momentet e tensioneve qytetarët reaguan me thirrjet  jo dhunës, për të izoluar tentativat për provokim. Sipas tyre, një incident i inskenuar me dashje nuk mund të njollosë revoltën e mijëra qytetarëve  ndërsa shprehen se do të vijojnë të protestojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.